Si merret Nënshtetësia Greke për arsye të shkollimit në Greqi
TV TRIBUNA
26 Qershor 2024
Kushtet
-Të ketë kryer 6 ose 9 vjet shkollë në Greqi
-Nëse e kryen shkollën në moshë të mitur mund të aplikojë deri në mbushjen e vitit të 21-të të moshës
-Nëse e kryen shkollën si i rritur, mund të aplikojë brenda një afati 3 vjeçar nga përfundimi i viteve që kërkohen.
Për të rriturit shkollimi duhet të ketë përfunduar deri në vitin e 23-të të moshës.
Dokumentacioni që kërkohet
1.Deklarata – kërkesë për nënshtetësinë paraqitet nga vetë i interesuari në drejtorinë e shtetësisë të vendbanimit. Deklarata mund të paraqitet dhe nga prindi apo avokati, pas autorizimit të të interesuarit.
2.Çertifikatë lindjeje në gjuhë të huaj apo Liksiarhiki praksi genisis nëse ka lindur në Greqi.
3.Kopje e lejes së qëndrimit të vlefshme
4.Kopje e pasaportës
5.Vërtetim se ka kryer me sukses ose 9 klasë të nivelit të parë dhe të dytë të arsimimit (dimotiko-Gjimnaz), ose 6 klasë të nivelit të dytë (gjimnaz – lice).
Kujdes: Në vitet e shkollimit nuk llogariten vitet e kopshtit, si dhe vitet që mund të ketë mbetur në klasë.
6.Deklaratë përgjegjësie për greqizimin e emrit dhe mbiemrit nëse në kohën e aplikimit është i rritur dhe e dëshiron një gjë të tillë.
7.Paravolo elektronike 100 euro (tipi i paravolos 2163).
8.Çdo dokument që vërteton qëndrimin e vazhdueshëm të aplikantit apo të prindërve në Greqi (fatura korrenti apo uji, deklaratat tatimore, kontrata e shtëpisë, etj.).