Si merret Nënshtetësia Greke për arsye të lindjes dhe shkollimit në Greqi
TV TRIBUNA
26 Qershor 2024
Dokumentacioni që kërkohet
1.Deklarata – kërkesë për nënshtetësinë nënshkruhet dhe paraqitet të dy prindërit në drejtorinë e shtetësisë të vendbanimit. Deklarata mund të paraqitet dhe nga prindi pas autorizimit prindit tjetër, apo nga avokat gjithashtu me autorizim.
2.Kopje e certifikatës së lindjes (liksiarhiki praksi genisis)
3.Kopje e aktit të martesës (kur martesa është bërë në Greqi), apo çertifikatë orgjinale martese e prindërve në gjuhë të huaj.
4.Kopje e lejes së qëndrimit të vlefshme të prindërve.
Të paktën njeri prej dy prindërve duhet të ketë në kohën e aplikimit një nga lejet e mëposhtme:
-Epi makron
-Aoristi apo 10 vjeçare
-kartë homogjeni
-leje qëndrimi e brezit të dytë
-leje qëndrimi si pjesëtar i familjes së grekut apo qytetari të BE-së
Kërkohet që njeri nga prindërit të ketë pasur qëndrim të ligjshëm 5 vjeçar para datës së lindjes së fëmijës, ose qëndrim të ligjshëm 10 vjeçar qoftë dhe një ditë para lindjes së fëmijës.
5.Kopje e pasaportave të prindërve, të përkthyera
6.Vërtetim për regjistrimin dhe ndjekjen e mësimeve në klasën e Parë të shkollës dimotiko (nëse aplikimi bëhet kur fëmija është në klasë të parë); ose vërtetim për ndjekjen e shkollës greke, nga të rezultojë regjistrimi në klasën e parë, si dhe ndjekja e shkollës deri në momentin e aplikimit.
7.Paravolo elektronike 100 euro (tipi i paravolos 2163).
8.Çdo dokument që vërteton qëndrimin e vazhdueshëm të aplikantit apo të prindërve në Greqi (fatura korrenti apo uji, deklaratat tatimore, kontrata e shtëpisë, etj.).