Ministria e emigracionit thotë se brenda dy orësh që nga aktivizimi i platformës së re, 800 veta kishin mbyllur takime për të marrë në dorëzim lejen e qëndrimit.
Njoftimi, i publikuar të hënën në portalin e ministrit Panajotis Mitarakis, nënvizon se me platformën e re përshpejtohet shërbimi i publikut nga të dhjetë drejtoritë e mëdha rajonale të emigracionit, ai dhe nga shërbimi qendror i ministrisë.
“Ditët e ardhshme do të jepet edhe mundësia e paraqitjes së dokumentave të nevojshme për nxjerrjen e lejes së qëndrimit në mënyrë dixhitale, ndërsa do të bëhet edhe zgjerimi i funksionimit të platformës edhe për veprime të tjera që lidhen me nxjerrjen elektronike të lejes së qëndrimit”, përfundon njoftimi i ministrisë së emigracionit.
Televizioni Tribuna paraqet sot tre hapat që bëhen për të caktuar takim dhe marrjen në dorëzim të lejes së qëndrimit.
HAPI i PARË:
Futemi në platformën e posaçme për të parë ecurinë e aplikimit tonë.
Pastaj ILEKTRONIKO RANDEVU GIA TIN APIDOSI TIS ADEIAS DIAMONIS
Në rast se e kemi bërë më përpara regjistrimin dhe kemi marrë edhe fjalëkalimin, i vendosim te faqja ku thotë EISODOS.
Përndryshe, bëjmë regjistrimin.
HAPI I TRETË
Në rast se na ka dalë leja e qëndrimit, do të dalë njoftimi për datën dhe orën se kur duhet të paraqiteni në shërbimin e emigracionit për të marrë lejen.
KUJDES!
Aksesi në shërbimet e platformës merret pasi të bëhet regjistrimi. Mundësinë e regjistrimit e kanë poseduesit e lejes së qëndrimit përderisa nuk është mbushur një vit nga skadimi i saj gjatë datës së regjistrimit.
Gjithashtu, të drejtën e aksesit e kanë shtetasit të vendeve të treta që janë të mitur ditën e regjistrimit, por maturohen gjatë skadimit të lejes së qëndrimit.
Për arsye sigurie, koha maksimale e përdorimit të shërbimit është 30 minuta. Me plotësimin e kësaj kohe, shërbimi shkëputet automatikisht me mesazhin “LIKSI HRONU SINDESIS” = “MBAROI KOHA E LIDHJES” dhe lipset të futeni sërish nga e para. Koha që ju mbetet në dispozicion shfaqet në pjesën e sipërme të ekranit, me karaktere të kuqe.
Shkëputje nga vetë përdoruesi
Për arsye sigurie rekomandohet shkëputja e përdoruesit nga sistemi kur nuk dëshiron të përdorë më tej shërbimin. Kjo bëhet duke shtypur “APOSINDESI” = “shkëputje” BË PJESËN E SIPËRME TË EKRANIT.
Për momentin, shërbimet elektronike për marrjen e lejes së qëndrimit ofrohen vetëm për drejtoritë e emigracionit që vijojnë:
ATHINË A
SEKTORI QENDROR DHE ATIKA PERËNDIMORE
SEKTORI VERIOR DHE ATIKA LINDORE
SEKTORI JUGOR, PIREU DHE ISHUJT
AHAIA
LARISA
MAGNESIA
SELANIKU
DEDEKANEZI
EGJEU JUGOR
DEGA E LEJEVE TË QËNDRIMIT NË MINISTRINË E EMIGRACIONIT