Shtyrja e lejeve të qëndrimit, kur votohet dhe çfarë parashikon
TV Tribuna
19 Dhjetor 2020
Parlamenti grek do të votojë të hënën amendamentin që jep një shtyrje të re për lejet e qëndrimit dhe kartat e azilit.
Amendamenti përfshihet në një projektligj që ka për temë rregullime të reja lidhur me masat për mbrojtjen nga Covid-19 dhe do të votohet me procedurë urgjente, siç rezulton nga rendi i ditës që publikohet në faqen zyrtare të parlamentit.
Sa i përket shtyrjes së lejeve të qëndrimit, në draftin përkatës, neni 127, pika 2, thuhet:
Vlefshmëria e lejeve të qëndrimit dhe vërtetimeve që skaduan apo do të skadojnë (a) nga 1 janari 2020 deri më 31 korrik 2020, shtyhen automatikisht deri në 31 mars 2021
Dhe (b) lejet që skaduan nga 1 gushti 2020 dhe do të skadojnë deri në 31 mars 2021, shtyhen automatikisht për 8 muaj që nga data fillestare e skadimit të tyre.
Po ashtu, shtyrje marrin edhe kartat e aplikantëve për azil.
Vlefshmëria e kartave të aplikantëve për mbrojtje ndërkombëtare, shtyhen deri në 31 mars 2021, pavarësisht kohës së skadencës të çdo karte, thuhet në pikën tre të nenit 127.
Në kushtet që qendrat e shërbimit të emigrantëve, vazhdojnë funksionimin e kufizuar për shkak të masave ndaj Covid-19s, nuk dihet ende se di do të veprohet me mbylljen e takimeve për ata që shtyrja skadon në 31 mars.
Më shumë detaje priten nga qarkorja që do të dali ditët e ardhshme në zbatim të amendamentit që do të votohet të hënën nga parlamenti.