Shqiptarët, të parët për emigrim në vendet e BE-së
TV TRIBUNA
16 Gusht 2019
Gjithsej 228.000 qytetarë nga vendet e Ballkanit Perëndimor kanë emigruar në territorin e Bashkimit Europian gjatë vitit 2018.
Shifra është dhënë nga shërbimi statistikor i BE, Eurostat, në një studim të këtyre ditëve.
Në vend të parë renditen qytetarët shqiptarë.
62.000 nga Shqipëria
24.000 Maqedonia Veriore
34.500 nga Kosova
3.500 nga Bosnje Hercegovina
51.000 nga Serbia
3.000 nga Mali i Zi
Qytetarët nga Ballkani perëndimor preferojnë më shumë Gjermaninë.
Në Gjermani emigruan gjatë vitit 2018
19.000 qytetarë të Kosovës
16.000 nga Bosnje Hercegovina dhe Serbia
11.500 nga Maqedonia e Veriut
1.500 nga Mali i Zi.
Shqiptarët preferojnë në masë të madhe Italinë.
23.000 qytetarë shqiptarë emigruan në Itali gjatë vitit 2018.
Gjatë vitit 2018 në territorin e Bashkimit Europian janë nxjerrë 2,67 milion leje të reja qëndrimi.
Në Gjermani: 543.000
Në Mbretërinë e Bashkuar: 450.000
Në Francë: 264.000
Në Spanjë 259.000
Në Itali: 238.000
Në Suedi: 124.000
Ndaje me miqte