0030 210 33 18 483

Shqiptar në Greqi, çfarë ka ndryshuar për numrin AMKA

TV TRIBUNA 15 Tetor 2019

Ministria greke e punës ka nxjerrë një qarkore të re, e cila përcakton kategoritë që kanë të drejtë të nxjerrin numër amze të sigurimeve shoqërore (AMKA), por edhe cilët nuk e kanë këtë të drejtë.

Qarkorja saktëson se në cilin shërbim duhet të shkojë çdo kategori për të nxjerrë AMKA-n.

Nëse deri tani qytetarët e vendeve të treta mund ta nxirrnin këtë numër edhe në qendrat e shërbimit të qytetarit (KEP). Por tash e tutje mund ta nxjerrin vetëm në shërbimet e sigurimeve shoqërore (zyrat e EFKA-s).

TV Tribuna zbardh gjithë qarkoren përkatëse.

A. KATEGORITË E QYTETARËVE QË KANË TË DREJTËN E AMKAS-s (në EFKA dhe KEP)

1. Shtetas grekë që banojnë në Greqi

Dokumentat që kërkohen:

Letërnjoftimi apo kartë identiteti ushtarake apo çertifikatë e gjendjes familjare për të miturit që nuk kanë mbushur vitin e 12 të moshës dhe nuk kanë letërnjoftim

2. Homogjenë me kartë homogjeni që banojnë përgjithmonë në Greqi

Dokumentet që kërkohen

Karta e homogjenit

Kontrata e marrjes me qira të banesës apo formulari E9

Faturë korrenti apo uji

Vërtetim i rezidencës tatimore në Greqi

Përfitues të mbrojtjes ndërkombëtare dhe pjesëtarët e familjes

Dokumentet që kërkohen

Leje qëndrimi e përfituesit të mbrojtjes ndërkombëtare dhe për fëmijtë çertifikatë lindjeje nëse kanë lindur në Greqi

B. QYTETARË GREKË APO TË HUAJ QË NUK KANË TË DREJTË PËR AMKA

1. Shtetas grekë që nuk banojnë në Greqi

2. Shtetas të BE-së që banojnë provizorisht në Greqi për një periudhë më pak se tre muajsh dhe që nuk punojnë në Greqi.

3. Shtetas të mitur të BE-së që u lindën në Greqi, por prindërit e tyre nuk banojnë apo nuk punojnë në Greqi

4. Shtetas të mitur të vendeve të treta që u lindën në Greqi nga prindër pa dokumenta të rregullta qëndrimi

5. Shtetas të vendeve të treta, posedues të titujve të fuqishëm të qëndrimit, por që nuk ofrojnë akses në tregun e punës. (P.sh., leje qëndrimi investitori).

3. KATEGORI QYTETARËSH QË AMKA NXIRRET VETËM NGA SHËRBIMET E EFKA-s

1. Qytetarë grekë që nuk banojnë në Greqi, po deklarojnë se do të qëndrojnë dhe do të punojnë këtu.

Dokumentat që kërkohen

Letërnjoftimi apo pasaporta

Vërtetim i rezidentit tatimor në Greqi

Kontratë e marrjes me qira të banesës apo formulari E9 që dëshmon vendbanimin në Greqi dhe një faturë korrenti apo uji.

 

2. Homogjenë që dalin në pension nga një ent siguracionesh jashtë BE-së dhe dëshirojnë që gjatë qëndrimit në Greqi të kenë mbulin farmaceutik dhe mjekësor

Dokumentat që kërkohen

Letërnjoftimi apo pasaporta

3. Shtetas të vendeve të treta me leje qëndrimi për punë apo vërtetim BLU që u jep të drejtën për punë. Ka të bëjë me shtetas nga vende të treta që u jep të drejtën e aksesit në tregun e punës.

Dokumentat që kërkohen

Leje qëndrimi për punë ose vërtetim blu, kartë qëndrimi (Deltio Diamonis) apo kartë qëndrimi të përhershëm si pjesëtar i familjes së shtetasit grek apo shtetasit nga vend i BE-së.

Kopje e kontratës së punës apo deklaratës së përgjegjësisë të punëdhënësit që u depozitua për marrjen e lejes së qëndrimit

Pasaportë të vlefshme dhe çertifikatë e gjendjes familjare, e përkthyer në mënyrë zyrtare.

4. Të mitur, shtetas të vendeve të treta që u lindin nga prindër me qëndrim të ligjshëm në Greqi dhe të siguruar.

SHËNIM: Qëndrimi i të miturve që lindin në Greqi mbulohet nga leja e qëndrimit e prindit që ka kujdestarinë, derisa të dorëzohet kërkesa për leje qëndrimi për të miturin.

Dokumentat që kërkohen

Leje qëndrimi e prindit që ka kujdestarinë

Leje qëndrimi e të miturit si pjesëtar i familjes

Vërtetim se prindi ka siguracion

Pasaportë e vlefshme dhe çertifikatë e gjendjes familjare

Për foshnjet e lindura në Greqi nevojitet çertifikatë lindjeje (Liksiarhiki Praksi Genisis)

5. Shtetas të vendeve të treta me leje qëndrimi për studime.

SHËNIM: AMKA u jepet vetëm në rast se shtetasit e vendeve të treta me leje qëndrimi për studime, punojnë me orar të reduktuar (part time), ashtu siç përcaktohet në lejen e qëndrimit.

Dokumentat që kërkohen

Pasaportë e vlefshme

Leje qëndrimi për studime me të drejtë aksesi në tregun e punës.

Për marrjen e AMKA-s duhet të paraqesin edhe një kopje të kontratës së punës apo vërtetim për marrjen në punë nga punëdhënësi.

6. Shtetas nga vende të treta me vizë hyrjeje kombëtare (hyrje në Greqi për një periudhë të caktuar qëndrimi që varet nga qëllimi i punësimit)

Shtetas nga vende të treta që hyjnë në Greqi me vizë kombëtare për më shumë se 90 ditë, me të drejtë pune. Këtu përfshihen:

Punonjësit sezonalë

Peshkatarët

Pjesëtarë të grupeve artistike

Punonjës të ligjshëm në kompani me seli në vendet anëtare të BE-së

Punonjës si personel i specializuar teknik

Shefat e grupeve të organizuara turistike

Studentë universiteti që marrin pjesë në programe me qëllim kryerjen e praktikës në objektin e studimeve të tyre

Dokumentat që kërkohen:

Vizë kombëtare hyrjeje

Kopje e kontratës së punës apo vërtetim nga ndërmarrja që i punëson

Pasaportë e vlefshme dhe çertifikatë e gjendjes familjare

7. Shtetas nga vende të treta me qëndrim të parregullt por që aktivizohen në ekonominë bujqësore

8. Shtetas nga vende të treta me qëndrim të parregullt, që është pezulluar largimi nga vendi dhe kanë leje pune sipas  nenit 13A të ligjit 4251/2014.

Dokumentet që kërkohen

Leje pune e vlefshme nga periferia (që duhet të jetë afishuar në internet dhe të jetë dërguar në EFKA)

Vërtetim i pezullimit të largimit, lëshuar nga policia Greke

Pasaportë dhe çertifikatë e gjendjes familjare, e përkthyer zyrtarisht

9. Shtetas nga vende të treta pa leje qëndrimi, por që kanë krijuar biznes përmes shërbimit me një qëndrim

Dokumentat që kërkohen

Dokumentacioni i EFKA-s për regjistrimin e personit në amzën e siguracionit

Në këtë rast nuk kërkohet leje qëndrimi për shtetasit e vendeve të treta. 

Ndaje me miqte