0030 210 33 18 483

Shqipëria merr Kryesimin e OSBE-së për vitin 2020

ATSH 02 Janar 2020

Shqipëria merr zyrtarisht sot kryesimin e Organizatës për Siguri dhe bashkëpunim në Europë (OSBE) për vitin 2020.

Kryesimin e OSBE Shqipëria e mori nga Sllovakia, e cila i dorëzoi në 6 dhjetor Kryesinë e OSBE-së Shqipërisë, në Këshillin e Përhershëm të kësaj organizate në Vjenë, në praninë e Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme,  Gent Cakaj.

 

Prioritete të Presidencës së OSBE nga Shqipëria

Gjithashtu Cakaj shtoi se, “parandalimi dhe zgjidhja e konflikteve, me fokus të veçantë krizën në Ukrainë dhe përreth saj, trajtimi i mëtejshëm i konfliktit në Nagorni-Karabakh, adresimi i pasojave të konfliktit në Gjeorgji janë prioriteti i presidencës shqiptare në dimensionin politik-ushtarak, bëjnë të ditur burime zyrtare nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.

Lufta kundër korrupsionit dhe promovimi i mirëqeverisjes në shërbim të zhvillimit të përgjithshëm; ruajtja e mjedisit prej krimeve transnacionale dhe stimulimi i balancës midis pastërtisë mjedisore dhe politikave zhvillimore përbën prioritetin në dimensionin ekonomiko-mjedisor.

Liritë  themelore të njeriut dhe promovimi i tolerancës dhe mosdiskriminimit në të gjithë hapësirën e OSBE-së, afirmimi i universalitetit të drejtave të njeriut dhe lirive themelore përbëjnë dimensionin njerëzor në prioritetet e Kryesisë Shqiptare të OSBE, 2020.

Rinia do të jetë një prioritet ndërdimensional i Kryesisë Shqiptare të OSBE dhe do të ketë rol qendror në angazhimet e saj. Autoritetet e Shqipërisë e konsiderojnë kryesimin e OSBE 2020 një mundësi dhe njëherazi përgjegjësi në rritjen e kredibilitetit  dhe përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në botë”.

Ndaje me miqte