Ministria e Jashtme e Greqisë kërkoi shpjegime nga autoritetet shqiptare lidhur me shpalljen e 52 shtetasve grekë “të padëshirueshëm”, mbas ngjarjeve të ndodhura në Bularat të Gjirokastrës gjatë ceremonisë së varrimit të Kostandino Kacifas.
Përmes një deklarate Ministria e Jashtme greke shprehet se “Në këtë moment delikat, presim prej Shqipërisë të largohet prej veprimeve që rëndojnë atmosferën në marrëdhëniet dypalëshe”. Autoritetet greke kanë deklaruar se presin sqarime të bazuara për shpalljen masive të 52 grekëve 'non grata' prej autoriteteve shqiptare”.
“Ne mbetemi të angazhuar në ndërtimin e marrëdhënieve të besimit, dhe të njëjtën gjë, presim edhe prej fqinjëve tanë”, përfundon deklarata e Ministrisë së Jashtme greke.