Një maune është përfshirë nga flakët në orën 05,30 të mëngjesit të së hënës. Ngjarja ndodhi në kilometrin e 115-të rrugës nacionale Korinthos-Patra, në afërsi të Ksilokastros.
Maunia ishte e ngarkuar me bojëra dhe prandaj fuqia e zjarrit ishte mjaft e madhe.
Për fat, nuk pati asnjë të lënduar.
Në vendngjarje operuan gjashtë mjete zjarrfikëse.
Për një kohë të gjatë u bllokua trafiku në korsinë që çonte drejt Athinës.
Bashkëpunëtori ynë Kliton Kurti u ndodh në vendngjarje dhe fiksoi pamje dhe video nga aksidenti.