Katër trupa të pajetë janë gjetur pak më parë në zonën e ish-Kënetës në Durrës, duke thelluar më tej tragjedinë, njofton Agjencia Telegrafike Shqiptare -ATSH.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nga kërkimet e fundit janë gjetur tre trupa të pajetë nën rrënojat e pallatit ku është përqendruar operacioni i kërkim-shpëtimit.
Ndërsa vetëm pak më vonë është arritur të zbulohet nga ekipet e kërkim-shpëtimit edhe një tjetër trup i pajetë duke e rënduar me katër viktima bilancin tragjik të tërmetit të 26 Nëntorit që deri më tani arrin në 47 persona të vdekur dhe 790 të lënduar.