PENSILVANI, 14 korrik /ATSH/ – Shërbimi Sekret Amerikan (Secret Service) po heton se si personi i armatosur që qëlloi dhe plagosi ish-presidentin Trump, arriti të afrohej fizikisht kaq afër sa të realizonte atentatin ndaj tij, shkruan AP.
Ai po heton sesi një personi i armatosur me një pushkë të tipit AR arriti të afrohej mjaftueshëm për të qëlluar dhe plagosur ish-presidentin Trump, Donald Trump duke e konsideruar një dështim i një prej detyrave kryesore të saj.
”Personi i armatosur, i vrarë nga ne qëlloi disa herë në skenë nga një pozicion i ngritur jashtë vendit të tubimit”, theksoi ky shërbim.
Një analizë e një duzine videosh dhe fotosh të marra në mitingun e Trump, si dhe imazhet satelitore tregon se sulmuesi arriti të afrohej çuditërisht në skenën ku ish-presidenti po fliste.
Një video e postuar në rrjetet sociale tregohet trupi i një burri me një kostum gri kamuflazhi i shtrirë në çatinë e një fabrike prodhimi në veri të zonës së Butler Farm Show, ku u mbajt mitingu i Trump.
Çatia ishte më pak se 500 metra nga vendi ku Trump po fliste, një distancë nga e cila një gjuajtës i mirë mund të godiste në mënyrë të arsyeshme një objektiv me madhësi njerëzore.
FBI e identifikoi sulmuesin si Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park, Pensilvani.