Nxënësit e një shkolle në Selanik kanë shpëtuar për mrekulli, kur u shemb tavani i njërës prej klasave.
Mësuesja dalloi me herët të çarat në tavan dhe i porositi nxënësit që të dilnin nga klasa.
Për ngjarjen e ndodhur të enjten në shkollën fillore numër 4 në Pylea, prokuroria ka urdhëruar të kryhen hetime, në të cilat do të përfshihen edhe ndërtuesit e shkollës.
Sipas medias shkolla në fjalë ndodhet në një godinë private të marrë me qira.