3 persona kanë humbur jetën në Greqi, pasi helikopteri me të cilin po fluturonin, u rrëzua në det.
Ngjarja ndodhi pasditen e të martës në Galatas, përballë ishullit të Poros në jug të gjirit Saronik.
Në vendngjarje shkuan menjëherë ekipet e shpëtimit që pas dy orë kërkimesh, gjetën trupat pa jetë të dy pasagjerëve me shtetësi ruse dhe të pilotit grek.
Helikopteri ishte marrë me qira nga një kompani aviotaksi dhe destinacioni përfundimtar ishte aeroporti ndërkombëtar i Athinës.
Shkak i aksidentit vlerësohet të ketë qenë përplasja e helikave me kabllot e linjës elektrike që lidh Galatan me Porosin.
Siç raportohet, të dy këto zona momentalisht kanë mbetur pa energji.