Autoritetet greke kanë deklaruar se nga numurimi i pasagjerëve në skafet turistike që ndodheshin në plazhin Navagios të Zakynthos, nuk ka rezultuar asnjë i zhdukur.
Në orët e paradites së të enjtes, një masiv shkëmbor rrëshqiti dhe ra në det, duke krijuar dallgë të mëdha, si rezultat i të cilave u përmbysën disa prej skafeve që ndodheshin aty.
Paniku mes frekuentuesve ishte i madh dhe fillimisht u tha se ka tre persona të zhdukur, ndërkohë që u konfirmua një i plagosur. Më pas autoritetet e policisë bregdetare thanë se ishte plagosur një turiste me moshë 34 vjeç.
Policia brgdetare njofton gjithashtu se deri në një njoftim të dytë është ndaluar afrimi i skafeve në plazhin në fjalë.