0030 210 33 18 483

Rinovimi i lejes, një njoftim i rëndësishëm

TV TRIBUNA 14 Korrik 2020

Ndërsa shumëkush mezi po pret aktivizimin e platformës që të aplikojë për rinovimin e lejes së qëndrimit, platforma ende nuk po funksionon.

Kështu, që ministria e emigracionit ka vendosur të bëjë një gjysmë hapi, duke mundësuar aplikimin nëpërmjet dërgimit të një emaili.

Kjo masë do të zbatohet vetëm për lejet e qëndrimit dhe vërtetimet që kanë skaduar nga 1 korriku dhe do të skadojnë deri në 19 korrik 2020.

Fillimi është bërë nga drejtoria e emigracionit e Atikës veriore dhe lindore, ose siç njihet nga të gjithë, drejtoria e Palinit.

Kjo drejtori ka publikuar të hënën një njoftim në portalin e administratës së decentralizuar të Atikës, ku thuhet:

Në pritje të vendimeve të reja nga ministria e emigracionit dhe me qëllim që të respektohen masat e domosdoshme për mbrojtjen e shëndetit publik, qytetarët që kanë leje qëndrimi të cilat skadojnë brenda afatit kohor nga 1 korrik 2020 deri në 19 korrik 2020, mund të kërkojnë takim për rinovimin e lejes, ekskluzivisht në postën elektronike dam_anat_info@attica.gr

(Do t’u jepet përgjigje vetëm kërkesave që lidhen me rinovimin e lejeve brenda afatit të sipërpërmendur).

Qytetarët që kanë vërtetime (veveosi) të cilat skadojnë në afatin kohor nga 1 korriku 2020 deri 19 korrik 2020, mund të paraqiten për rinovimin e vërtetimit vetëm sipas radhës së mëposhtme:

13.07.2020, veveosit që kanë skaduar nga 1-3 korrik

14.07.2020, veveosit që kanë skaduar nga 4-6 korrik

14.07.2020, veveosit që kanë skaduar nga 4-6 korrik

15.07.2020, veveosit që kanë skaduar nga 7-9 korrik

16.07.2020, veveosit që kanë skaduar në 10 korrik

20.07.2020, veveosit që kanë skaduar nga 11-13 korrik

21.07.2020, veveosit që skadojnë nga 14-16 korrik

22.07.2020, veveosit që skadojnë nga 17-19 korrik

Për ndryshimin e veveosit nevojitet

Pasaporta origjinale dhe fotokopje e faqes së parë

Vërtetimi i mëparshëm, origjinal

1 fotografi me ngjyra e kohëve të fundit

Në rast se ka ndryshuar pasaporta, nevojiten të dyja, dhe e vjetra, dhe e reja.

Në rast se nuk paraqitet vetë personi, mund të autorizojë vetëm bashkëshortin/en, fëmijën e rritur ose avokatin, me legalizimin e origjinalit të firmës (Gnisio ipografis) nga një autoritet shtetëror.

Edhe Petru Rali...

Pas Palinit, edhe drejtoria e emigracionit e Athinës njofton se do të fillojë rinovimin e lejeve të qëndrimit.

Në një njoftim të publikuar të martën, thuhet:

Qytetarët që kanë leje qëndrimi, të cilat skadojnë ekskluzivisht në periudhën nga 1/7 deri në 19/7 mund të aplikojnë për një takim rinovimi vetëm nëpërmjet emailit, në adresën

dam_a@attica.gr

 (Vetëm kërkesat që lidhen me rinovimin e lejeve të afatit të mësipërm do të shërbehen), nënvizon njoftimi.

Më tej, drejtoria e emigracionit Athinë informon se të interesuarit, duhet të shkruajnë në email emrin dhe mbiemrin, numrin e pasaportës, si dhe datën e skadimit të lejes së qëndrimit.

Por në njoftim nuk tregohet mënyra se si do t’u jepet përgjigje kërkesave.

Ndaje me miqte