Rethimno, takim për të ardhmen dhe bashkëpunimin e komunitetit shqiptar në Greqi
04 Nentor 2020
Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi (FSHSHG), së bashku me Unionin e Shoqatave Shqiptare, u gjendën në Rethimno – Kretë, në vazhdim të takimeve me temë “E ardhmja e komunitetit, bashkëpunimi dhe njëjtësimi i përfaqësimit të tij”.
Takimi, u realizua nën kujdesin e Komunitetit Shqiptar në Rethimno dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të komunitetit shqiptar nga Hania, Iraklio, Hersonisos, Agia Pelagia, Panormo, Stavromeno, Plaqia, Gavro, Ierapetra.
Falenderojmë përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit dhe ata që kontribuan në mbarëvajtjen e këtij takimi. Vazhdojmë me premtimin që do kontaktojmë çdo shoqatë apo organizatë shqiptare në Greqi për të shpalosur vizionin e nismës tonë.
FSHSHG
Ndaje me miqte