Refuzim i qartë për rikthimin e Neymarit te Barcelona - Kush e kundërshtoi
Tribuna News Network
06 Gusht 2023
Mundo Deportivo raporton për një zhvillim interesant në merkaton e Neymarit. Transferimi i tij nga Barcelona në PSG për 222 mln euro në verën e vitit 2017 mbetet ende transaksioni më i shtrenjtë në historinë e futbollit.
Gazeta spanjolle shkruan se ylli i Kombëtares braziliane dëshironte të rikthehej në Camp Nou. Megjithatë, Xavi ka vendosur të votojë kundër kësaj idejeje. Trajneri i Barcelonës ka refuzuar me kategorikësi mundësinë e rikthimit të 31-vjeçarit te skuadra kampionese e Spanjës.
Xavi nuk e përjashton talentin dhe aftësitë e Neymarit, me të cilin ka luajtur së bashku në Barcelonë. Megjithatë, ai ka një shqetësim tjetër. Ish-mesfushori i shquar ka marrë këtë vendim për të mos prishur ekuilibrin dhe harmoninë që janë krijuar gjatë një viti e gjysmë në skuadrën e Barcelonës.
Neymar ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në sezonin e kaluar me PSG-në, duke shënuar 18 gola dhe bërë 17 asiste në 29 ndeshje të zhvilluara.
Ndaje me miqte