0030 210 33 18 483

Rama: Porti i ri i Durrësit, me standardet më të larta

TV Tribuna 12 Dhjetor 2022

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në prezantimin e projektit për ndërtimin e portit të ri tregtar të Durrësit në Porto Romano, nga studioja prestigjioze holandeze “Royal Haskoning DHV”.

Rama u shpreh gjatë fjalës në këtë prezantim se Durrësi, edhe përmes Prishtinës dhe Strugës, do t’i japë këtij rajoni një fytyrë të re, duke e çuar në një tjetër nivel standardin tregtar.

“Është Durrësi, i cili duke filluar nga integrimi me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut përmes Prishtinës dhe Strugës dhe duke u shtrirë pastaj me të gjitha vendet e tjera, do t’i japë këtij rajoni një fytyrë krejt tjetër dhe një kapacitet krejt tjetër për të përpunuar volume krejt të reja tregtare”, tha Rama.

Nga ana tjetër, shtoi Rama, “ky është një port që e çon bashkëpunimin rajonal, të nisur me 1001 vështirësi, në një nivel krejt tjetër”.

“Ky projekt do të jetë njëkohësisht edhe projekti me standardet më të larta të profesionalizmit në hartim dhe me të atilla standarde transparence dhe cilësie në gjithë procesin e garave që kanë karakterizuar edhe garat ndërkombëtare shumë të suksesshme që ka organizuar Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë”, theksoi Rama.

Ndaje me miqte