0030 210 33 18 483

Qeveria angleze ndëshkon me gjoba të rënda punëdhënësit dhe pronarët e emigrantëve të paligjshëm

Tribuna News Network 07 Gusht 2023

Qeveria e kryeministrit Rishi Sunak prezantoi këtë të hënë një paketë masash në luftën kundër emigrantëve të paligjshëm.

 

Këto masa disiplinore përfshijnë punëdhënësit e emigrantëve ilegalë dhe pronarët e banesave që ua japin atyre me qira. Në rast se një punëdhënës zbulon se ka punësuar një emigrant të paligjshëm, gjoba është shtuar nga 10,000 stërlina në 45,000 stërlina. Përveç kësaj, në rast se punëdhënësi vazhdon të punësojë emigrantë të paligjshëm, gjoba arrin në 60,000 stërlina.

 

Po ashtu, ka ndëshkime edhe për pronarët që japin shtëpi me qira. Është obligim i tyre të verifikojnë nëse qiramarrësit kanë leje qëndrimi në Angli apo jo. Dhënia e shtëpisë me qira për një emigrant të paligjshëm do të çojë në një gjobë prej 1,000 stërlina. Në rastin e përsëritjes, gjoba rritet në 5,000 stërlina.

 

Këto masa të reja të qeverisë angleze përfshijnë edhe themelimin e një qendre koordinuese bashkë me kompanitë Facebook, Instagram dhe Tik Tok për të fshirë postime reklamuese që promovojnë trafikun e emigrantëve nga Franca dhe Belgjika në Angli. 

 

Një investigim të shtunën në Daily Mail zbuloi një biznes të ri të grupit të krimit shqiptar. Përveç trafikut të emigrantëve nga Europa në Angli me ndihmën e kamionëve për 2,500 stërlina, ata ofronin edhe shërbimin e largimit të shqiptarëve të kërkuar për vepra kriminale nga Anglia. Sipas Daily Mail, aktualisht ka 38 shqiptarë të kërkuar nga policia angleze, prej të cilëve 9 janë të përfshirë në vrasje dhe njëri prej tyre është akuzuar për përdhunimin e një 16-vjeçare angleze.

Ndaje me miqte