Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar në Greqi pasi u kapën duke transportuar drogë.
Sipas policies greke, bëhet fjalë për dy 25-vjeçarë.
Ata e kishin fshehur drogën në makinën e tyre. Gjithsej u sekuestruan 68.8 kilogramë kanabis, e cila ishte e ambalazhuar në 50 paketa.
Sasia e lëndës narkotike u zbulua me ndihmën e qenit antidrogë.