0030 210 33 18 483

Putin akuzon drejtorin e Wagnerit se e ka "tradhtuar" Rusinë për motive personale.

Tribuna News Network 24 Qershor 2023

Presidenti rus, Vladimir Putin, në një fjalim të mbajtur të shtunën, premton ndëshkime të ashpra kryengritësve pasi grupi mercenar Wagner kishte paralajmëruar se do ta rrëzojë udhëheqësinë e ushtrisë ruse.

 

Në fjalën e tij, Putin kërkoi bashkimin e të gjitha forcave dhe u shpreh se veprimet ishin një tradhti dhe një hakmarrje ndaj popullit rus, pas deklaratave të fundit të drejtorit të Wagnerit, Yevgeny Prigozhin. Ai nuk përmendi emrin e Prigozhinit, por betoi se do të ndëshkojë ata që ndodhen pas kryengritjes.

 

Ai pranoi se situata në Rostov-on-Don, qyteti ku janë vendosur pjesëtarët e Wagnerit, ishte e vështirë. Wagneri pretendon se kontrollon qytetin kufitar rus pranë Ukrainës, ku banorët iu kërkua të qëndrojnë brenda shtëpive. Në orët e vona të premtes, Rusia rriti sigurinë në të gjitha aspektet, duke mbajtur nën kontroll internetin dhe duke parë tanket ushtarake nëpër rrugët e Moskës.

 

Prigozhin akuzoi ushtrinë se kishte nisur sulme vdekjeprurëse kundër forcave të tij në Ukrainë, ku trupat e Wagnerit luftojnë në mbështetje të ushtrisë ruse. Moska ka hedhur poshtë këto akuzat.

Ndaje me miqte