PS dega Greqi mbështet kandidatët shqiptarë të Lëvizjes për Ndryshim (KINAL)
18 Prill 2019
Strukturat e PSSH, Dega Athinë (Attiki) u mblodhën për të diskutuar mbështetjen ndaj kandidatëve shqiptarë, si edhe organizimi konkret i punës për zhvillimin me sukses të fushatës së zgjedhjeve të 26 Majit 2019.
Në takim u prezantuan kandidatja për deputete në Parlamentin Europian znj. Eda Gemi, z. Fatos Malaj kandidat në Parlamentin grek ne A' Athinë dhe znj. Joana Barjaba kandidate për në këshillin bashkiak të Athinës me listëmn e Pavlos Gerolanos.
Të tre këta kandidatë kandidojnë nën siglën e PASOK-ut, KINAL, parti e Internacionales Socialiste dhe Partive Socialiste Europiane, pjesë e të cilave është edhe PSSH-së.
Znj. Eda Gemi në prezantimin e saj u ndal në rëndësinë historike që kanë këto zgjedhje për komunitetin shqiptar në Greqi. " Pas afro 30 vjetëve, sot komuniteti shqiptar është përpara provës për tu bërë faktor në jetën politiko- shoqërore në Greqi dhe në Europë
200 mijë votues përbëjnë një potencial të fuqishëm njerëzor që do ta kishte zili çdo forcë politike.
Këto zgjedhje do ti japin fuqi integruese veçanërisht brezit të dytë, i cili përbën edhe shumicën dërrmuese me të drejtë vote. Për këtë kërkohet puna e gjithsecilit. Çdo votues duhet të mirinformohet dhe të ndërgjegjësohet për domosdoshmërinë e ushtrimit të të drejtës së votës dhe pjesëmarrjes politike.
Vota e tyre sot ka peshën e kthesës historike, pasi është hera e parë që ju jepet mundësia të gjithë shqiptarëve që të jenë institucionalisht të barabartë në jetën politike e shoqërore greke dhe europiane.
Ajo shprehu besimin se duke plotësuar njëri- tjetrin, ne mund të arrijmë suksesin në emër të komunitetit shqiptar në Greqi e më gjerë.
Në vijim diskutuesit e tjerë shprehën gatishmërinë se me një organizim sa më të mirë, me punë konkrete, duke filluar nga familja jonë dhe tek të afërmit tanë, si dhe tek çdo shok e mik, do të arrijmë suksesin që presim.
Z Fatos Malaj foli për domosdoshmërinë e koordinimit të praktikave të punës midis kandidatëve dhe vënien në lëvizje të të gjitha mjeteve që na çojnë drejt suksesit.
Shtabi i ngritur për këtë qëllim u angazhua në koordinimin e punës me të gjithë strukturat e PS-së dhe shoqatave të emigrantëve shqiptarë në të gjithë territorin e Greqisë. Synimi kryesor është maksimalizimi i votës së shqiptarëve në të gjithë Greqinë nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në procesin e votimit të 26 Majit 2019.
Për Partinë Socialiste Dega Athinë ( Attiki)
Kryetari: Aqif Bozhiqi
Ndaje me miqte