0030 210 33 18 483

Provimi i nënshtetësisë, Udhëzime për kandidatët

TV TRIBUNA 04 Nentor 2021

Të dielën në 7 nëntor në disa qytete të Greqisë do të zhvillohen provimet për certifikimin e njohurive të mjaftueshme për natyralizim, ose siç njihen, provimet e nënshtetësisë.

Ministria e brendshme ka nxjerrë udhëzime lidhur me orarin dhe procesin e provimeve.

Provimet për certifikimin e njohurive të mjaftueshme për natyralizim (P.E.G.P.), do të zhvillohen në 7 nëntor 2021, në godinat shkollore që janë komunikuar.

Ora e mbërritjes: 07,00. Deri në orën 08,00 kandidatët duhet të kenë zënë vendet e tyre në sallat e provimit.

Në hyrje të çdo qendre provimi do të kryhet identifikimi i kandidatëve.

Për identifikimin duhet të kenë me vete -përveç buletinit të kandidatit (DELTIO EKSETAZOMENU)- pasaportë të vlefshme, lejen e qëndrimit.

Do të respektohen gjithë masat e parashikuara për mbrojtjen ndaj Koronavirusit.

Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin të printuar:

Çertifikatën e vaksinimit (të kenë bërë të dy dozat të paktën 14 ditë përpara provimit)

Ose

Vërtetim mjekësor se kanë kaluar infeksionin me Covid-19, që jepet 30 ditë pas testit të parë pozitiv dhe vlen për 180 ditë

Ose

Test negativ PCR që është kryer brenda 72 orëve të fundit, ose rapid test të kryer 48 orët e fundit

Prezentë konsiderohen vetëm kandidatët që ndodhen brenda sallave të provimit në përfundim të orës së mbërritjes.

Vendet e kandidatëve në sallat e provimit janë të paracaktuara mbi bazën e numrit vetjak (MAE) të kandidatit.

Komisioni i provimit harton për çdo godinë dhe sallë lista emërore mbi bazën e MAE të paktën një ditë përpara provimit, me qëllim që çdo kandidat të informohet në kohën e duhur për godinën dhe sallën ku do të japë provim.

Ndalohet posedimi apo përdorimi i telefonit celular prej çdo kandidati.

Nëse konstatohet se një kandidat posedon apo përdor telefon celular apo sistem tjetër komunikimi, përjashtohet menjëherë nga provimi.

Kandidatët mund t’i dorëzojnë celularët te komisioni, kundrejt faturës.

Gjithashtu ndalohet që kandidatët të kenë me vete libra, shënime apo ndihmesa të çdo lloji.

Çdo kandidat duhet të ketë me vete të paktën 2 stilolapsa blu ose të zinj dhe nuk lejohet përdorimi i korrigjuesit (blanko).

 

Radha e provimit

Radha e provimit është si më poshtë:

Katër njësi tematike dhe gjuhë greke (kuptim dhe prodhim i fjalës së shkruar):

Pyetjet tematike do të jenë:

4 nga gjeografia, 6 nga historia, 6 nga institucionet politike dhe 4 nga kultura.

Kohëzgjatja 150 minuta

Pushim 15 minuta

Gjuhë greke (kuptimi i fjalës së folur)

Kohëzgjatja 15 minuta

Dëgjimi i ty teksteve që përbëjnë temën akustike do të bëhet dy herë, ndërsa do të jepet kohë 3 minuta për përpunimin e ushtrimeve.

Pas përfundimit të dëgjimeve kandidatët do të kenë në dispozicion gjithashtu 3 minuta për hedhjen e përgjigjeve në fletën e provimit.

Gjuhë greke (prodhimi i fjalës së shkruar)

Kohëzgjatja 8 minuta

Testimi në prodhimin e fjalës së shkruar dhe komunikimi =gojor ndahet në dy pjesë: në pyetjet hyrëse dhe në veprimtaritë e komunikimit – zgjidhjes së problemit përmes fotografive.

 

Kandidatët me moshë mbi 62 vjeç dhe personat e diagnostikuar me vështirësi mësimore (autizëm, disleksi, disgrafi etj.), si dhe persona me probleme në gjymtyrët e sipërm, testohen vetëm me gojë, në qendrat e posaçme të provimit.

Persona me invaliditet mbi 67% testohen në lëndë të posaçme.

Testimi me gojë në gjuhën greke ka të bëjë vetëm me kuptimin dhe prodhimin e fjalës së shkruar.

Gjithashtu testohen me gojë në dhjetë pyetje nga historia, institucionet politike, gjeografia dhe kultura, respektivisht 3, 3, 2 dhe 2 pyetje.

Koha e përgatitjes për çdo testim përcaktohet nga 45 deri 110 minuta.

Posaçërisht për personat me invaliditet mbi 67% që i përkasin kategorisë së shurdhëve apo shurdh-memecëve, testimi me gojë do të kryhet me ndihmën e interpret;ve të gjuhës së shenjave.

Ndaje me miqte