Parku pranë Kremlinit, preferohet nga çiftet për të bërë seks
Tribuna TV
10 Gusht 2018
Parku “Zaryadye” që ndodhet përballë Kremlinit në kryeqytetin rus, është bërë shumë i preferuar për çiftet që dëshirojnë të kryejnë kontaktet seksuale në natyrë. Kështu u ka deklaruar gazetarëve kryearkitekti i Moskës, Sergej Kuznecov, duke iu referuar filmimeve nga kamerat e sigurisë, i cituar nga agjencia TASS.
“Në parkun Zaryadye” vërehet një numër pa precedent kontaktesh seksuale. Kemi shumë regjistrime”, tha Kuzencov, duke sqaruar se kjo lloj sjelljeje e publikut tregon se njerëzit ndihen të qetë dhe të sigurt.
Ai shtoi se tregues tjetër që në Moskë ka një mjedis të shëndetshëm social, janë njerëzit e pastrehë që flenë në rrugë.
Parku “Zaryadye” u përurua në shtator 2017 dhe konsiderohet parku më i madh që është krijuar në kryeqytet 70 vitet e fundit. Në hapësirën e parkut janë ndërtuar katër ekosisteme që karakterizojnë Rusinë: pylli, stepa, tundra dhe fusha. Gjithashtu ka një sallë koncertesh filarmonike, qendër arsimore-shkencore një kompleks ekspozitash kulturore dhe qendër shëndeti.
Ndaje me miqte