Policia greke: Autoritetet shqiptare nuk zbatojnë urdhër arrestet ndërkombëtarë
Tribuna TV
06 Maj 2018
Autoritetet greke ankohen se homologët shqiptarë nuk bashkëpunojnë për ekzekutimin e urdhër arresteve ndërkombëtarë ndaj shtetasve shqiptarë që kanë kryer krime të rënda në Greqi dhe mendohet se fshihen në Shqipëri.
Sipas mediave këtë problem ia shtroi palës shqiptare ministri grek i rendit, gjatë ministeralit të Selanikut që përfundoi të premten.
Gazeta Kathimerini citon burime nga policia, sipas të cilës nga viti 2000 deri më sot, janë nxjerrë e dërguar në Shqipëri 184 urdhra arresti ndërkombëtar. Por gazeta nuk thotë se sa prej këtyre urdhërave janë ekzekutuar.
Kjo temë është rikthyer në vëmendjen e medias, pas vrasjes së një të riu grek në muajin mars. Disa javë më vonë, policia greke konkludoi se autorë të vrasjes ishin tre shtetas shqiptarë, dy prej të cilëve kaluan kufirin e shkuan në Shqipëri të nesërmen e ngjarjes. Policia greke lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar për të dy ata.
Për Kathimerini citon një zyrtar të policisë greke të ketë thënë se ata nuk do të ekstradohen në Greqi. “Në rastet që kërkojnë ekstradimin e një të dyshuari, autoritetet gjyqësore na thonë t’u dërgojmë dosjen e përkthyer, me qëllim që të pandehurit të mos ekstradohen në Greqi, po të gjykohen në Shqipëri”.
Një tjetër problem, sipas Kathimerini, është se keqbërësit shqiptarë shkojnë në atdheun e tyre për të ndërruar lehtësisht të dhënat e identitetit e për t’u pajisur me pasaportë të re, me qëllim që të fshehin të kaluarën e tyre kriminale.
Gazeta tregon rastin e një shqiptari të arrestuar vitin e kaluar, pas një sulmi me armë në një bar në bregdetin e Athinës.
Verifikimi i të dhënave të identitetit tregoi se ai nuk ishte person i skeduar. Mirëpo, kur u morën shenjat e giushtroinjve, rezultoi se ai para pesë vjetësh ai ishte arratisur gjatë transferimit nga burgu në spitalin e Trikalas dhe disa orë më vonë ishte përfshirë në një përleshje të armatosur me policinë në Nea Filadelfia të Athinës.
Ndaje me miqte