0030 210 33 18 483

Platforma e aplikimit për lejet e qëndrimit

Tribuna TV 20 Qershor 2020

Nga data 19.06.2020, është vënë në funksionim platforma elektronike për mbylljen e takimeve për marrjen e lejes së qëndrimit që në sistemin e Ecurisë së Dosjes http://pf.emigrants.ypes.gr paraqitet si ETIMI GIA PARALAVI (GATI PËR T’U MARRË).

Adresa e platformës është:

www.applications.migration.gov.gr

TV tribuna prezanton se si funksionon kjo platformë.

 

HAPI 1 -REGJISTRIM – TË DHËNAT E IDENTIFIKIMIT

LLOJI I LEJES

Plotësoni llojin e lejes që keni, e cila ose është e vlefshme, ose nuk e ka mbushur vitib që nga skadimi, ose është gati për t’u marrë

AFTOTELES = AUTONOME, nëse leja juaj ka trajtën e një karte plastike dhe numri, lart djathtas, fillon me germën E. Kjo leje është vënë në qarkullim në vitin 2017 (leja biometrike).

VINIETTA = VINJETË, nëse leja është ngjitur në pasaportën tuaj

DELTIO DIAMONIS = BULETIN QËNDRIMI, nëse jeni pjesëtar i familjes së shtetasit grek apo shtetasi të vendit anëtar të BE-së dhe leja juaj ka trajtën e një karte të plastifikuar me ngjyrë të kuqe.

DELTIO MONIMIS DIAMONIS =  buletin i qëndrimit të përhershëm, nëse jeni pjesëtar i familjes së shtetasit grek apo shtetasi të vendit anëtar të BE-së dhe leja juaj ka trajtën e një karte të plastifikuar me ngjyrë BLU.

Plotësoni numrin e lejes së qëndrimit, mos vendosni germat E ose GR, si dhe numrin 0 nëse gjendet diku.

Plotësoni numrin e pasaportës.

Plotësoni mbiemrin tuaj, ashtu siç shkruhet në lejen e qëndrimit, me germa latine, kapitale.

Plotësoni emrin tuaj, ashtu siç shkruhet në lejen e qëndrimit, me germa latine, kapitale.

Plotësoni ditën e lindjes, ashtu siç shkruhet në lejen e qëndrimit. Datëlindja duhet të shkruhet në trajtën dd/mm/vv.

Shkruani numrin e telefonit tuaj celular. Te ky numër do t’ju vijë kodi për një përdorim, të cilin do ta vendosni në hapin tjetër, për të vazhduar.

Plotësoni karakteret që ju shfaqen, ka germa latine dhe numra. Mund ta ndryshoni imazhin, duke shtypur Ananeosi Captcha.

VAZHDIM

Duke përzgjedhur Vazhdim, do të tentohet identifikimi juaj, në bazë të të dhënave që keni vendosur.

Në rast të identifikimit të suksesshëm, do t’ju dërgohet në celularin që keni deklaruar një kod gjashtëshifror, të cilin do ta vendosni në hapin tjetër të procesit, që të finalizohet regjistrimi juaj.

 

HAPI 2 – ELEMENTËT E AKSESIT

Kodi, plotësoni kodin që do të përdorni për të pasur akses në platformën elektronike. Kodi duhet të ketë nga 8 deri 20 shenja.

Fjalëkalimi. Plotësoni fjalëkalimin që do të përdorni për të pasur akses në platformën elektronike. Fjalëkalimi duhet të përmbajë të paktën 3 nga grupi i këtyre karaktereve.

Germa latine të vogla. Germa latine kapitale. Numra. Nga këto shenja: !@#$%^&*()-+=

Konfirmim i fjalëkalimit. Vendosni përsëri fjalëkalimin që zgjodhët.

Kodi i aktivizimit. Vendosni kodin e aktivizimit që iu dërgua në celular gjatë hapit të mëparshëm. Kodi do të mbetet aktiv për vetëm 3 minuta.

Regjistrim.

Duke përzgjedhur regjistrim, do të krijohet llogaria për të pasur akses në platformën elektronike, me të dhënat e hyrjes që deklaruat më sipër.

Ndaje me miqte