Pesë persona kanë humbur jetën pasditen e sotme në asfalt, teksa janë përfshirë në një aksident trafiku në Edessa.
Sipas ERT, pak para orës 18:00, një makinë në të cilën ndodheshin pesë persona është përplasur me një kamion.
Shoferi i kamionit është dërguar në spital dhe sipas raportimeve të para është jashtë rrezikut për jetën.
Policia rrugore e Edessës ka nisur hetimet paraprake në lidhje me aksidentin .