Pesë persona të arrestuar për vdekjen e Matthew Perry; Hetimi zbulon përfshirjen e një rrjeti kriminal të furnizimit me ketaminë
Tribuna News
15 Gusht 2024
Pesë persona, përfshirë dy mjekë, janë arrestuar dhe akuzuar për përfshirje në vdekjen e aktorit të famshëm të serialit “Friends”, Matthew Perry.
Sipas raportimit të BBC, autoritetet zbuluan një “rrjet kriminal të organizuar” që furnizonte Perry dhe të tjerë me ketaminë, një ilaç i përdorur kundër depresionit. Hetimi tregoi se ky grup kriminal përfitonte nga problemet e varësisë së Perry.
Në një konferencë për shtyp, Policia e Los Anxhelosit njoftoi se pesë të arrestuarit përballen me akuza në lidhje me vdekjen e Perry.
Policia theksoi gjithashtu se janë duke bashkëpunuar me autoritetet federale për të gjurmuar burimin e ketaminës që Perry kishte përdorur. Aktori po i nënshtrohej terapisë me infuzion me ketaminë për të trajtuar depresionin dhe ankthin, por seanca e tij e fundit ishte zhvilluar më shumë se një javë para vdekjes së tij.
Ndaje me miqte