0030 210 33 18 483

PE hedh poshtë reformën për të drejtën e autorit

ATSH 05 Korrik 2018

Parlamenti Europian hodhi sot poshtë reformën europiane për të drejtën e autorit, një tekst i mbrojtur me forcë nga krijuesit, artistët apo botuesit, por me të cilët gjigantët e internetit ishin kundër.

Nga 627 eurodeputetë të pranishëm në Parlament, 318 u shprehën kundër tekstit, 278 pro dhe 31 abstenuan.

Ky votim nënkupton se Parlamenti nuk mund të fillojë ende negociatat për këtë reformë me shtetet anëtare dhe Komisionin.

Teksti duhet të diskutohet sërish nga parlamentarët para se të paraqitet për një votim tjetër gjatë seancës plenare në shtator.

“Votimi sot përbën një fitore për demokracinë”, theksoi EDiMA, një grup që përfshin GAFA (Google, Apple, Facebook dhe Amazon) dhe emra të tjerë të mëdhenj të sektorit teknologjik.

Ndaje me miqte