Një lëkundje tërmeti me magnitudë 3,7 të shkallës Rihter është shënuar të mërkurën në mesditë, me epiqendër në zonën detare të Agio Vasilios, 9 kilometra në verilindje të Patras.
Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, thellësia e vatrës ishte vetëm 3 kilometra.
Deri tani nuk ka raportime për dëme.