Me një paradë madhështore në sheshin Syntagma kanë kulmuar kremtimet e 25 Marsit, festës kombëtare të Greqisë.
Para tribunës ku ndodhej presidentja e Republikës Katerina Sakeralopoulou dhe figura të tjera të udhëheqjes shtetërore dhe partiake kanë parakaluar forcat e armatosura, duke demonstruar armatimet më moderne, si tanket Marder1A3 të marra nga Gjermania në vitin 2022, ndërsa në qiell fluturonin skuadrilje të avionëve Rafale, gjithashtu ultramodernë.
Paradës i parapriu ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit kombëtar në Akropol.