Niveli i papunësisë në Greqi në muajin korrik ishte 16,9% nga 17,1% muajin paraardhës, sipas të dhënave që publikoi shërbimi statistikor Europian, Eurostat.
Greqia gjithashtu ka regjistruar uljen më të madhe të papunësisë në raport me vitin e kaluar: nga 19,1% në 16,9%, në harkun kohor korrik 2018-korrik 2019.
Në muajin korrik, në Greqi kishte 797.000 të papunë.
Greqia mbetet “kampione” për papunësinë në vendet e Bashkimit Europian. Në vend të dytë është Spanja me 14,2%.
Në anën tjetër, nivelet më të ulëta të papunësisë evidentohen në Republikën Çeke (2,1%) dhe në Gjermani (3,1%).
Sa i përket papunësisë së brezit të ri, Greqia ka gjithashtu nivelin më të lartë (33,2%). Pasojnë Spanja (32,8%) dhe Italia (28,7%).
Çekia dhe Gjermania kanë nivelet më të ulëta me respektivisht 4,4% dhe 5,9%.