Panairi Profesional Neranxi 2019
12 Prill 2019
Kompania Neranxi organizon edicionin e 11-të të Panairit të Kulinarisë në datat 13-14 Prill 2019. Ky panair privat, i vecantë për mënyrën e konceptimit, sjell risitë kulinare në të gjithë sektorët duke u kthyer kështu në një guidë utilitare për kuzhinierët, pasticierët, barmenët, bukëpjekësit etj.
Brandet perëndimore më të famshme përformojnë gjatë këtyre dy ditëve prandaj prezenca e specialistëve të kulinarisë dhe dashamirësve të këtij profesioni do të jetë me vlerë për arritjen e perfeksionit dhe për një të ardhme akoma më frytdhënëse.
Ju presim të gjithëve në ambientet e Kompanisë Neranxi, në festën e bukur të kulinarisë.
Datë: 13-14 Prill 2019
Vendi: Në ambientet e Kompanisë Neranxi
Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës,
Km 7, Yrshek, Tiranë
Ndaje me miqte