Pagat deri në 1 mijë euro në turizëm: Rama inkurajon emigrantët të kthehen dhe të investojnë në Shqipëri
Tribuna News
15 Gusht 2024
Kryeministri Edi Rama ka rikthyer thirrjen për emigrantët shqiptarë, duke i ftuar ata të kthehen dhe të kontribuojnë në ekonominë e vendit. Në një postim në rrjetet sociale, Rama thekson se pagat në sektorin e turizmit në Shqipëri kanë arritur deri në 1 mijë euro dhe se punësimi në këtë sektor në Shqipëri ofron mundësi konkurruese në krahasim me vende të tjera si Greqia apo Italia.
Rama shprehet se për emigrantët shqiptarë, ndonëse mund të mendojnë se punësimi në turizëm në vende si Greqi dhe Itali është një mundësi më e mirë, realiteti aktual në Shqipëri ofron mundësi të ngjashme dhe ndonjëherë më të mirë, nga Thethi deri në Ksamil. Ai thekson se kjo është një mundësi për të gjithë ata që duan të kontribuojnë në zhvillimin e turizmit në Shqipëri dhe të përfitojnë nga paga konkurruese që ofrohet në sektorin e turizmit.
Ndaje me miqte