TIRANË, 30 qershor/ATSH/ Procesi i votimit për zgjedhjet vendore është mbyllur zyrtarisht në orën 19:00 në të gjitha qendrat e votimit në mbarë vendin.
Ashtu si edhe në zgjedhjet e shkuara, vetëm në ato qendra ku mund të ketë ende njerëz në pritje për të votuar procesi vazhdon derisa të votojnë të gjithë qytetarët që ndodhen në ambientet e qendrës së votimit.
Tashmë pritet të nisë dorëzimi i materialeve zgjedhore pranë KZAZ-ve.
Në të gjithë vendin u votua në 5417 qendra votimi, ndërsa procesi u monitorua nga 1500 vëzhgues. Procesi i votimit ka kaluar pa incidente.