0030 210 33 18 483

Oman, naftëmbajtësja "?Front Altair"? përfshihet nga flakët

ATSH 13 Qershor 2019

OSLO, 13 qershor /ATSH-AFP/ – Naftëmbajtësja “Front Altair”, shënjestër e një sulmi të dyshuar sot në Detin e Omanit, nuk është fundosur, theksoi drejtori i përgjithshëm i kompanisë “Frontline”, pronare e anijes, duke përgënjeshtruar disa informacione që vijnë nga Irani mbi këtë çështje.

“Mund të konfirmoj se anija nuk është fundosur”, shkruan Robert Hvide Macleod në një mesazh.

“Të 23 personat që ndodhen në bord janë të gjithë të sigurt”, theksoi ai.

Nga ana tjetër, agjencia zyrtare iraniane, IRNA kishte njoftuar më herët se “Front Altair” ishte fundosur.

“Anija që mban flamurin e ishujve Marshall, e ngarkuar me 111 000 tonë naftë, u sulmua sot në mëngjes në detin mes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Iranit, ku u sinjalizuan tre shpërthime në bord”, njoftuan autoritetet detare norvegjeze.

Ndaje me miqte