OECD: Rritja ekonomike në Greqi do të jetë 2,2% në 2019 dhe 2,1% një vit më vonë
Tribuna TV
22 Nentor 2018
Një rritje ekonomike më shumë se 2% për dy vitet e ardhshëm parashikon për Greqinë organizata për bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), në raportin 6-mujor për perspektivën ekonomike të vendeve anëtare.
Më konkretisht, rritja ekonomike në Greqi parashikohet të jetë 2,2% në 2019 dhe 2,1% në vitin 2020.
“Kontributi i madh i eksporteve në rritjen ekonomike do të bjerë, por do të përfitojnë dinamikë rimëkëmbja e konsumit familjar dhe investimet, me forcimin e besimit. Zbatimi i vazhdueshëm i programit të reformave të qeverisë do të mbështesë rimëkëmbjen. Papunësia, ndonëse është ende e lartë, do të vazhdojë të ulet”, nënvizohet në raport.
Sipas raportit, “ruajtja e rimëkëmbjes së ekonomisë greke nevojitet investime më të fuqishme”. Raporti gjithashtu tërheq vëmendjen për “përkeqësimin e kushteve në tregjet financiare ndërkombëtare, për shkak kryesisht të zhvillimeve në Itali dhe Turqi, gjë që ka gjasë të kufizojë investimet e reja”.
Ndaje me miqte