Njoftim i drejtorisë së emigracionit
TV TRIBUNA
04 Nentor 2019
Drejtoria e emigracionit e Pireut dhe ishujve ka një njoftim të rëndësishëm. Gjatë gjithë kësaj jave, nga e hëna deri të enjten, do të shërbejë vetëm për takimet që janë mbyllur paraprakisht dhe për dorëzimin e lejeve të qëndrimit.
Kjo do të thotë se emigrantëve që kanë probleme të tjera nuk do t’u shërbehet.
Drejtoria thotë se kjo bëhet për shkak të numrit të madh të takimeve të programuar për dorëzimin e aplikimeve.
Drejtoria njofton se që nga e hëna 11 nëntor, puna do të rikthehet në kushtet normale të përditshme.
Kujtojmë se kjo drejtori gjendet në adresën AGIOU DIONISOU 5, PIRE dhe nr. telefonit është 210 41 41 600.
Ndaje me miqte