Një tjetër aksident me një makinë pasagjerësh, në të cilën ndodheshin emigrant pa dokumenta, ka ndodhur sonte në mesnatë, në afërsi të Aleksandropolit.
Sipas Agjencisë së Athinës dhe Maqedonase, drejtuesi i automjetit , për t'i shpëtuar kontrollit të policisë, ka lëvizur me shpejtësi të madhe , më pas është përplasur me një shtyllë elektrike.
Pasagjerët janë ndihmuar nga zjarrëfiksja dhe janë transportuar me ambulancë në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të qytetit, për t'ju dhënë dihmën e parë, duket se janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën.