Një njoftim shumë i rëndësishëm për lejet e qëndrimit
TV TRIBUNA
12 Gusht 2019
Nëse e rinovoni lejen tuaj në Pire (Agiou Dionisiou 5), duhet të dini që deri më 15 shtator nuk pranohen më kërkesa për mbyllje takimi në mënyrë elektronike.
Në njoftimin e publikuar nga Drejtoria e Emigracionit për Zonën Jugore, Pireun dhe ishujt, thuhet shprehimisht:
Ju bëjmë me dije se mbyllja e takimeve për rinxjerrjen e leje së qëndrimit në Drejtorinë e Emigracionit për Zonën Jugore, Pireun dhe ishujt, është ndërprerë.
Nga data 16 shtator 2019, kërkesat për rinxjerrjen e lëejes së qëndrimit do të depozitohen në drejtoinë tonë me prioritet.
Takimet që faktikisht janë mbyllur do të realizohen normalisht.
U lutemi qytetarëve të vendeve të treta të mos dërgojnë kërkesa për takime për rinxjerrjen e lejes së qëndrimit përmes platformës elektronike në adresën rdvpireas@attica.gr.
U lutemi avokatëve që tash e tutje t’i mbyllin takimet për rinxjerrjen e lejes përmes platformës qpps.olomeleia.gr
Për shkak të volumit jashtëzakonisht të madh të kërkesave dhe të ngarkeses së personelit, kërkojmë mirëlkuptimin e të gjithëve gjatë muajve shtator dhe tetor, pasi nuk është e mundur dorëzimi i menjëhershëm i gjithë kërkesave, por do të shërbehet një numër i caktuar çdo ditë.