Një lajm i keq për ata që aplikuan për nënshtetësinë greke
TV TRIBUNA
04 Shtator 2019
Nëse ishit në pritje të përgjigjes pozitive ndaj aplikimit tuaj për marrjen e nënshtetësisë greke, duhet të prisni edhe më...
Edhe nëse ishte marrë vendimi për t’ju akorduar nënshtetësinë dhe ky vendim priste vetëm firmën shefit të shërbimit të nënshtetësisë të periferisë, ky vendim tani do të kthehet përsëri mbrapsht në ministri që të shqyrtohet. Në rast se vendimi është pozitiv, shkresa duhet të firmoset nga ministri.
Është një vendim i ministrit të brendshëm, Panajotis Thodhorikakos, që ka shfuqizuar një vendim të marrë nga ministri paraardhës, Aleksis Haritsis.
“Vendimi ministror me nr. 34226/6-5-2019, sa i përket delegimit të së drejtës së firmës shefave të shërbimit periferik të nënshtetësisë shfuqizohet. Ky vendim do të publikohet në Gazetën Zyrtare”.
Vendimi që u jepte të drejtën e firmës shefave në periferi, ishte marrë me qëllim që të përshpejtohej procesi i dhënies së nënshtetësisë. Një proces ku vonesat shkojnë deri në shtatë vjet.
Pavarësisht se vendimi u shfuqizua nga udhëheqja e tanishme, përgjegjësi ka edhe udhëheqja e mëparshme e ministrisë së brendshme.
Përgjegjësia konsiston në faktin se, që prej majit që u mor vendimi, nuk u përgatitën aktet normative për zbatimin e tij.
Edhe pse këto akte ishin përgatitur nga sekretari i atëhershëm i nënshtetësisë, udhëheqja e ministrisë nuk kushtoi kujdesin e nevojshëm, ndoshta duke menduar për zgjedhjet që po afroheshin.
Natyrisht, gjithë këto tani shndërrohen në “llogje kafeneje”.
Ajo që ka rëndësi është se shumë prej bashkatdhetarëve që u ishte sosur durimi dhe më në fund ishin të sigurt se “maratona” e tyre do të merrte fund, tashmë duhet të presin edhe më...