Një gjykatë urdhëron ribashkimin e familjeve të ndara të migrantëve
ATSH
27 Qershor 2018
Një gjykatë e San Diegos urdhëroi të martën në mbrëmje ribashkimin e familjeve të migrantëve të ndarë nga policia e imigracionit, duke denoncuar politikën e tolerancës zero së qeverisë Trump.
Presidenti republikan, Donald Trump shënoi ndërkohë të martën një fitore të rëndësishme pas muajsh mosmarrëveshjesh gjyqësore, kur Gjykata e Lartë ratifikoi dekretin e tij të diskutueshëm migrator që shënjestron qytetarët e gjashtë shteteve me shumicë myslimane.
Politika e tolerancës zero e presidentit Trump përballë migracionit të paligjshëm, ku rreth 20 shtete amerikane dolën kundër me anë të depozitimit të një ankese, ndodhet nën presion prej disa ditësh.
Sipas vendimit të gjykatës së San Diegos, prindërit, duhet përveç rastit kur ata përbëjnë një rrezik për fëmijët e tyre, të bashkohen me ta më pak se 14 ditë për moshën nën pesë vjeç dhe më pak se 30 ditë për gjithë të tjerët. Vendimi i kërkon qeverisë federale për t’u përballur me rrethanat kaotike që ka krijuar.
ACLU-ja u shpreh me entuziazëm në një deklaratë dhe në Twitter për një fitore të madhe për prindërit dhe fëmijët të cilët mendonin se nuk do të rishiheshin më kurrë, duke shtuar se do kishte lot gëzimi në qendrat e paraburgimit, kudo në vend.
Që nga muaji maj, ndalimet sistematike të ndërmarra ndaj prindërve, të cilët kalojnë kufirin me fëmijët e tyre çuan në ndarjen e më shumë se 2 300 minorenëve, duke shkaktuar një valë polemikash në SHBA dhe jashtë territorit të saj.
Ndaje me miqte