Një vajzë rreth dhjetë vjeç është qëlluar me karabinë nga vëllai i saj i vogël, mëngjesin e së premtes, në një vendbanim të Amaliadës.
Vogëlushja me një plagë depërtuese në kofshë është transferuar në infermierinë e Amaliadës dhe aktualisht po transportohet në Spitalin e Fëmijëve Karamandanio të Patrës me ambulancën e EKAV-it, e shoqëruar nga Policia.
Sipas informacioneve të para, ajo është jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin ku ndodhi ngjarja, tek shtëpia e familjes kanë shkuar efektivë të policisë së Sigurisë së Amaliadës.
Sipas raportimeve, fëmijët ishin duke luajtur kur vëllai më i vogël përdori karabinë.
Burim: ilialive.gr