Detajet e aksidentit nuk janë ende të qarta, por një automjet me targa shqiptare AA 151 AG u përplas me një shtyllë dhe u shkatërrua plotësisht. Pasagjeri që ishte ulur në sediljen e parë u gjet të vdekur, ndërsa drejtuesi i makinës, 34-vjeçar, ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e ishullit.
Policia po heton ngjarjen për të zbuluar më shumë informacion. Mësohet se në makinë gjithashtu ndodheshin dy gra, të cilat pësuan plagë të lehta. Viktima ishte një punonjës i një lokalit në zonën turistike të ishullit, por identiteti i tij ende nuk është bërë publik.