Tash e tutje, takimi për shenjat biometrike nuk do të mbyllet nga shërbimi përkatës, por nga vetë emigranti i interesuar.
Kjo do të realizohet nëpërmjet platformës ku sot mbyllet takimi për marrjen e lejes.
Fillimisht, të interesuarit duhet t’i vijë një email nga shërbimi ku ka aplikuar.
Emaili e ve në dijeni se duhet të mbyllë vetë takim në platformë, duke përdorur në vend të numrit të lejes së qëndrimit, numrin e aplikimit elektronik.
Pasi realizohet futja në brendësi të platformës, do të shfaqet kalendari ku datat e lira për takim janë me ngjyrë jeshile.
I interesuari shtyp një nga këto datat dhe pret të zbresë fleta me gjithë të dhënat e takimit, datën dhe orën e caktuar.
Për momentin mbyllja e takimeve elektronike realizohet vetëm në shërbimin e Pireut.
Më vonë do të shtrihet edhe në zonat e tjera.
Ndërkaq, ditën e takimit, i interesuari nuk do paraqitet tek periferia, ku ka shkuar deri ë tani, ose te Xhambo siç njihet gjerësisht.
Zyra e marrjes së shenjave biometrike është në adresën Mesologiou 136, në Pire.