Ndihma 800 euro, fillojnë sot aplikimet. Pyetje-përgjigje se si të veproni
TV Tribuna
24 Mars 2020
Sot e martë pritet të fillojë procesi i aplikimit elektronik në sistemin "Ergani", me qëllim që të merret ndihma prej 800 eurosh.
Ndihmën e përfitojnë më shumë se 1,4 milionë punonjës, mjaft prej tyre edhe shqiptarë (punonjës me pagë, profesionistë të lirë, të vetëpunësuar dhe biznese personale). Masa përfshin çdo punonjës të bizneseve që u mbyllën -ose plotësisht ose pjesërish- me urdhër nga shteti.
Fillimisht në sistemin "Ergani" duhet të vendosen deklaratat e përgjegjësisë nga punëdhënësit, që kanë afat ta bëjnë deri më 31 mars.
Në vazhdim, punonjës apo profesionistë të lirë kontratat e të cilëve janë pezulluar apo bizneset ku punonin janë mbyllur me urdhër nga shteti, por edhe sa u pushuan nga puna apo detyruan të japin dorëheqjen, munden që në një platformë tjetër të posaçme të deklarojnë të dhënat e tyre si dhe llogarinë bankare (IBAN), med qëllim që ta marrin ndhmën dhjetëditëshin e parë të prillit.
Gazeta Kathimerni ka përgatitur një material me pyetje - përgjigje, me qëllim që të informohen të interesuarit nëse përfshihen në kategoritë ku do të jepet ndihma, si edhe çfarë duhet të bëjnë që ta marrin.
Pyetje: Kush e përfiton ndihmën prej 800 eurosh?
Përgjigje: Gjithë të punësuarit, për të cilët pezullohet përkohësisht kontrata e punës për shkak të pezullimit të funksionimit të biznesit me urdhër nga shteti, apo pezullohet kontrata e tyre deri më 30 prill, për shkak të rënies së xhiros të biznesit, do të marrin gjatë muajit prill një ndihmë prej 800 eurosh. Kjo ndihmë nuk tatohet, nuk sekuestrohet dhe nuk mund të rimbursojë detyrime të tjera. Në të njëjtën kohë, sahteti mbulon tërësisht të drejtat për sigurime shoqërore, pension dhe trajtim shëndetësor të punonjësve dhe kontributet për siguracion, mbi bazën e tërësisë së pagës nomimative të tyre.
Pyetje: Ndihmën prej 800 eurosh e përfitojnë edhe punonjësit me orar të reduktuar?
Përgjigje: E përfiton çdo punonjës në bizneset që u mbyllën me urdhër nga shteti, qoftë me orar të plotë, qoftë të reduktuar, dhe që kanë kontratë pune të depozituar në sistemin "Ergani" të ministrisë së punës.
Pyetje: Çfarë duhet të bëj që të marr ndihmën prej 800 euro?
Përgjigje: Gjithë punonjësit që përfitojnë ndihmën, do të ftohen të plotësojnë deklaratën përkatëse në një platformë elektronike që do të krijojë ministria e Punës dhe do të deklarojnë aty llogarinë bankare. Shuma e ndihmës do të depozitohet direkt në llogarinë që ka deklaruar punonjësi. Mirëpo duhet që punëdhënësi të deklarojë emrat e punonjësve të pezulluar në sistemin "Ergani" dhe t'i verë në dijeni punonjësit që kontratat e tyre të punës janë të pezulluara. Punonjësait që u janë pezulluar kontratat deri më 30.04.2020 detyrimisht do të duhet të jenë regjistruar në platformën e posaçme të sistemit "Ergani" deri më 31.03.2020.
Vihet në dukje që në rast se punëdhënësi nuk i deklaron punonjësit që u janë pezulluar kontratat e punës, do të përjashtohet nga përfshirja e tij në masat favorizuese për pezullimin e detyrimeve, kësteve dhe pagesave ndaj shtetit.
Pyetje: Po të papunët, a përfitojnë diçka?
Përgjigje: Punonjësit që u pushuan nga puna apo u detyruan të japin dorëheqjen nga data 1 mars 2020 deri më 18 mars 2020, do të marrin ndihmën prej 800 euro. Parashikohet shtyrje e afatit për kompensimin e papunësisë (për ata që faktikisht e merrnin 5 ose 12 muajt e fundit), si dhe shtyrje për kompensimin e të papunit afatgjatë dhe të ndihmës së papunësisë për profesionistët e lirë dhe të vetëpunësuarit. Kjo shyrje do të vlejë dhe për dy muaj të tjerë, për ata të papunë që e drejta për marrjen e kompensimit u mbaron më 31.03.2020.
Pyetje: Profesionistët e lirë dhe bizneset personale, a e përfitojnë ndiohmën prej 800 eurosh?
Përgjigje: Për të vetëpunësuarit, profesionistët e lirë dhe bizneset peronale, për periudhën 15 mars - 30 prill do të jepet ndihma prej 800 eurosh. Gjithashtu, parashikohet pezullimi i pagesës së kontributeve për siguracion dhe i detyrimeve tatimore.
Pyetje: Jam një punonjës që m'u pezullua kontrata e punës. Si do ta paguaj qiranë e banesës?
Përgjigje: Për punonjësit e bizneseve që e ndërpresin detyrimisht veprimtarinë e tyre për shkak të pasojave të Koronavirusit dhe pezullohet kontrata e tyre e punës, përderisa është fjala për banesën e parë, do të paguajnë 60% të qirasë.
Pyetje: Jam përfshirë në rregullimin e 120 kësteve dhe është pezulluar kontrata ime e punës. Çfarë bëj?
Përgjigje: Për të gjithë punonjësit që kontrata e punës u është pezulluar apo biznesi u mbyll me urdhër nga shteti, pezullohet deri më 31 gusht pagesa e kësteve dhe përgjithësisht e detyrimeve tatimore të tyre.
Pyetje: A do të jepet edhe në muajin maj kjo ndihmë?
Përgjigje: 800 eurot kanë të bëjnë me muajt mars dhe prill. Nëse masat kufizuese për mbrojtjen e shëndetit publik shtyhen edhe më, ka mundësi që të jepet edhe në maj, dhe për çdo muaj tjetër që do të jenë në fuqi masat.
Ndaje me miqte