Ndahet nga jeta pronari 53-vjeçar i Sklavenitis
Tribuna TV
01 Prill 2018
Është ndarë nga jeta paraditen e të dielës, Stelios Sklavenitis, një nga vëllezërit e familjes që gjendet në “timonin” e rrjetit të njohur të supermerkatave me të njëjtin emër.
Stelios Sklavenitis ndërroi jetë në moshën 53 vjeçare.
Sipas burimeve që citohen nga mediat, nuk kishte ndonjë problem serioz shëndetësor. Javën e kaluar ishte diagnostikuar me grip dhe nga e enjtja po kurohej në një spital.
Stelios Sklavenitis bashkë me motrën Maria dhe vëllain Gerasimos, kishin drejtimin e grupit të kompanive Sklavenitis dhe kishin ngritur barrën e gjithë procesit të kalimit në duart e tyre të grupit tjetër të madhe, Marinopulos.
Kompania Sklavenitis u krijua në 1954, fillimisht për tregtinë me shumicë, ndërsa në 1969 u hap supermerkata e parë, në Peristeri të Athinës.
Pas blerjes së Marinopulos, Sklavenitis numëron 538 supermerkata në Greqi dhe në Qipro.
Ndaje me miqte