0030 210 33 18 483

Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Greqisë Kostas Simitis

TV TRIBUNA 05 Janar 2025

Ish-kryeministri Kostas Simitis vdiq në moshën 88-vjeçare.
Sipas raportimeve, ai ndodhej në shtëpinë e tij në Agioi Theodoroi të Korinthit.
Ai u dërgua në Spitalin e Korinthit në orën 07:31 të së dielës, 5 janar, pa ndjenja.
Vdekja e tij u konstatua në orën 08:10, pas përpjekjeve të pasuksesshme për reanimim.
Simitis u lind në Pire më 23 qershor 1936.
Ai studioi për drejtësi dhe ekonomi në Gjermani dhe Angli, ku takoi gruan e tij, Dafnin, me të cilën pati dy vajza.
Më 18 janar 1996 ai pasoi Andreas Papandreu si kryeministër pas një votimi nga Grupi Parlamentar i PASOK.
Ai u rizgjodh Kryeministër në zgjedhjet kombëtare të 9 prillit 2000.
Në Kongresin e mëpasshëm të PASOK-ut në tetor 2001, ai u zgjodh kryetar i partisë për herë të tretë.
Një nga sukseset më të rëndësishme të mandatit të tij ishte anëtarësimi i Greqisë në Bashkimin Ekonomik dhe Monetar.
Siç vihet re në faqen zyrtare të Simitis, “gjatë mandatit të tij ai u përpoq të modernizonte shoqërinë greke, veçanërisht për të stabilizuar dhe zhvilluar ekonominë greke dhe për të forcuar pozicionin e Greqisë në Evropë dhe mjedisin e saj ndërkombëtar”.

Ndaje me miqte