0030 210 33 18 483

Ndahet nga jeta aktivisti i njohur i emigracionit, Aleks Janaqi

TV TRIBUNA 11 Nentor 2020

Një nga aktivistët më të hershëm dhe të palodhur të emigracionit shqiptar në Greqi, Aleks Janaqi, është ndarë nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë.

I vendosur që në fillim të viteve 1990 në qytetin e Selanikut, Aleks Janaqi u përfshi shumë shpejt në lëvizjen për kërkimin dh mbrojtjen e të drejtave të bashkatdhetarëve në Greqi.

Themeloi dhe drejtoi për vite me radhë shoqatën “Progresi” në Selanik, ndërsa ishte ndër nismëtarët dhe drejtuesit e Lidhjes së Shoqatave Shqiptare në Greqi.

Autor i disa librave me temë kryesisht emigracionin, ishte ndër bashkëpunëtorët e parë dhe të rregullt të gazetës Tribuna (sot Televizioni Tribuna).

Stafi dhe drejtori i TV Tribuna i shprehin familjes dhe rrethit shoqëror të të ndjerit ngushëllime të përzemërta. Qoftë i paharruar kujtimi i tij.

Shënim: Po botojmë një shkrim të një aktivisti tjetër të njohur të emigracionit në Selanik e Greqinë e Veriut, zotit Urim Gjata (prej disa vitesh ndodhet në Suedi), shkruar më 4 nëntor 2020, kur Aleksi po përleshej me vdekjen, duke shpresuar se ky Korife, siç shprehet Urimi, do ta mposhtte...

 

Korifejtë e emigracionit!
Aleks Janaqi. Familjar, qytetar, intelektual korife i pa përtuar në hallet, problemet, dhe bashkimin e emigracionit shqiptar qysh në fillim- vitet e para dhe të vështira për emigrantët në Greqi.

Aleksi si emigrant, është iniciatori i fillim bashkimeve të para të emigrantëve shqiptarë.

Ai është kontributori ne krijimin e shoqatës së parë shqiptare (Progresi) në qarkun e Selanikut, kjo si përpjekja e parë për bashkimin e emigrantëve shqiptarëve atje.

E kush ka pasur hall, dhe ka trokitur në portën e Aleksit, për një ndihmë, apo thjesht një kafe, dhe s’ka ka gjetur tek ai dhe familja e tij, ngrohtësinë, mirësinë dhe zemërgjerësinë e tyre.

Aleksi, ky intelektual aktivist, ky human njeri me zemër të madh, i pa përtuar i emigracionit shqiptar nuk ishte vetëm ne qarkun e Selanikut, por dhe më gjerë, duke i shërbyer emigrantëve, emigracionit, miqësisë e bashkëpunimit mes dy vendeve, dhe kombit.

Kontributi i këtij njeriu të mirë, si themelues ne krijimin e shoqatës se pare shqiptare ne qarkun e Selanikut, vazhdoi dhe në bashkimin e shoqatave shqiptare ne Greqi, dhe krijimin e lidhjes se shoqatave shqiptare.

I zgjedhur me unanimitet në detyrën e sekretarit të pëgjithshem i lidhjes se shoqatave shqiptare ne Greqi, Aleksi dha një kontribut të çmuar në bashkimin dhe bashkëveprimin e punës dhe aktiviteteve te lidhjes, në mbrojtje dhe ndihmë dhe zgjidhjes të halleve dhe problemeve të shumta të emigrantëve shqiptarë atje.

Gazeta Tribuna e z.Goro, e para medie apo dritarja që përçoi zërin emigrantëve shqiptarë në Greqi ishte dhe mbetet dritarja e madhe nga ku Aleksi me penën e tij të hollë, shkruante e shkruan, jo vetë publicistikë, por mbronte e mbron me dinjitet emigrantet.

Iniciator dhe kontribues i hapjes së të parave klasa të mësimit të gjuhës shqipe ne Selanik.

Publicist, dhe autor i disa librave në emigracion.

Sot megjithëse në pension, Aleksin përsëri e sheh të ndihmojë me kontributin e tij vullnetar, në aktivitetet kulturore, në mes të poeteve emigrantë të klubit ”Dega e Blertë” në Selanik, e sheh mes emigranteve duke kontribuar sado pak për ta.

Në sytë e Aleksit sheh lot, por i lumturuar tek dëgjon leximin e Abetares apo recitimet në gjuhën shqipe të fëmijëve emigrantë shqiptarë, në klasat e gjuhës shqipe të ngritura dhe mbajtur me kontributin e shoqatës “Progresi” në Selanik, themelues dhe drejtues i te cilës ka qenë vet Aleksi, por që tani drejtohet me dinjitet nga Thodhori Miho.

Megjithëse tani drejtimin e shoqates dhe mbarëvajtjen ne shkollen shqipe ne Selanik e ka mbi shpatulla Labi nga Senica, Thodhori Miho, nje atdhetar dhe biznesmen i suksesshëm ne Selanik, përsëri Aleksi mbetet një kontribues dhe kryetar nderi i kësaj shoqate.

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse ….

Respekti për këta Ambasadorë të kombit. Korifej, intelektualë, kontributorë të emigracionit shqiptar ne Greqi.

Ndaje me miqte