Në Uganda, ushtari qëllon për vdekje ministrin
Tribuna News Network
03 Maj 2023
Koloneli në pension Charles Okello Engola, i cili ishte zëvendësministër për çështjet gjinore dhe punës, u qëllua në shtëpinë e tij mëngjesin e së martës.
Nuk dihet ende nëse ka pasur ndonjë përplasje paraprake mes ushtarit dhe kolonelit Engola. Ushtari, ende i paidentifikuar zyrtarisht, më pas qëlloi veten për vdekje.
Nuk dihen ende detajet e ngjarjes dhe çfarë ka shtyrë ushtarin të kryejë një veprim të tillë.
Ndaje me miqte